Ky vend është një destinacion jashtëzakonisht tërheqës dhe argëtimi i mirë tërheq shumë turistë nga e gjithë bota. Pikërisht kur duket se nuk mund të bëhet më mirë, Xhamajka u ofron turistëve një përvojë të jashtëzakonshme. Aty mund të notosh në oqean me kuaj.
Noti me kuaj është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar në mesin e turistëve vitet e fundit. Ndonëse kalërimi mjafton për të ngritur në maksimum nivelin e adrenalinës dhe eksperiencën e qëndrimit, ka dalë një trend i ri. Xhamajka është e njohur si një destinacion që përmbush ëndrrat e turistëve dhe kështu ndodh edhe me këtë gjë të pazakontë, por interesante.
Kuajt janë bërë një atraksion popullor në Xhamajka. Kuajt mbërritën në Xhamajka në shekullin e 15-të dhe që në fillim u bënë të domosdoshëm për njerëzit që jetojnë aty. Noti me kuaj në Xhamajka përmbush shumë nga fantazitë që kërkojnë çiftet në muajin e mjaltit.
Udhëtimet me kalërim zgjasin dy orë, nga të cilat vetëm 15 minuta shpenzohen në det. Kuajt e duan ujin, sidomos në pjesën e ngrohtë të ditës. Kuajt vendosin vetë nëse duan të futen në ujë, askush nuk i detyron, sepse mbi të gjitha i respektojnë shumë.