PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Kuriozitete për kuajt

Sa dini ju për kuajt? Epo, së bashku do të mësojmë disa kuriozitete interesante për ta.

- A e dini në cilat vende të botës jetojnë kuajt? Ata jetojnë gjithandej, në çdo vend të botës, përveç Antarktikut, sepse aty është shumë ftohtë. Në mbarë botën jetojnë rreth 60 mijë kuaj. Paramendoni sa shumë kuaj ka gjithandej!

- A keni dëgjuar ndonjëherë se si quhen të vegjlit e kuajve? Ata quhen mëza. Një fakt interesant rreth mëzave është se ata mund të qëndrojnë në këmbë pothuajse menjëherë pas lindjes. Madje, ata fillojnë të vrapojnë vetëm 2 orë pasi të kenë lindur.

- Ndoshta keni dëgjuar se kuajt meshkuj dhe femra kanë emra të ndryshëm. Kuajt meshkuj quhen hamshorë, kurse femrat quhen pela.

- Kuajt, gjithashtu, janë kafshë bimëngrënëse. Ushqehen vetëm me bimë, e sidomos mollët u pëlqejnë shumë.

- Një tjetër fakt interesant rreth kuajve janë sytë e tyre. Kuajt mund të shohin në të gjitha drejtimet përreth tyre, përveç mbrapa. Pra, ata mund të shohin edhe anash pa e kthyer fare kokën. Për këtë arsye është me rëndësi të mos iu qëndrojmë prapa kuajve, sepse ata nuk na shohin dhe mund të shkelmojnë.

- E, për fund, duhet përmendur edhe që kuajt janë kafshë shumë të mençura. Ata komunikojnë ndërmjet tyre përmes tingujve të ndryshëm, por edhe përmes mimikave të fytyrës.

Fëmijët ushqejnë kuajt dhe shohin si pastrohet një kali në vizitën që bënë në “Vali Ranch” Të vegjlit mësuan për kalërimin dhe provuan atë në “Vali Ranch”. Ata ushqyen kuajt me molla si dhe panë se si pastrohet një kali.

Në vizitën që i bënë këtij resorti fëmijët e Programit Fluturues të Fëmijëve në KTV u pritën Arta Haziri Nuhiu e cila u shpjegoi atyre çdo gjë që ka të bëjë me këtë lloj kafshe. Ndër të tjera fëmijët panë edhe lama.

Për më tepër ndiqeni videon e mësipërme.