Është dhjetor në Islandë dhe rreth 500 njerëz janë bërë bashkë në një luginë larg rrugës turistike, "Rrethi i Artë".
Ata nuk janë aty për të parë bukurinë natyrore. Janë aty për të sfiduar garën më të vështirë të jetës së tyre, një garë "të dizajnuar për të thyer edhe sportistët më të mirë në botë".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë 24 orëve të ardhshme ata do të vrapojnë rreth një shtegu me pengesa të stilit ushtarak, duke kompletuar sa më tepër rrathë që munden. Dhe njëri nga ta do të fitojë një milion dollarë.
Mirë se vini në "Spartan Ultra World Championship".
Gara nis në mesditë me një hyrje 5-kilometërshe nëpër qytetin e vogël Hveragerdi, 45 kilometra në lindje të Reykjavikut. Është një vend me aktivitet gjeotermal. Shtylla me avull ngrihen nga burimet e nxehta.
Është një garues që kualifikohet për çmimin kryesor. Anglezi Jon Albon do të bëhet milioner brenda natës nëse fiton garën dhe arrin 100 milje (160 kilometra) gjatë këtij procesi. Nëse rivali Ryan Atkins triumfon, atëherë kanadezi do të fitojë së paku 100 mijë dollarë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)