Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galtier e ka kthyer Nicen në befasinë e sezonit

Një vit pasi e drejtoi Lillen drejt titullit në Ligue 1, trajneri Christophe Galtier e ka transformuar Nicen në një forcë të futbollit francez.

Nice ka kaluar në finale të Kupës së Francës për herë të parë në 25 vjet, teksa gjatë rrugës e eliminoi Paris Saint-Germainin. Në fundjavën e kaluar e mposhti PSG-në edhe në ligë.

Në tri ndeshje me PSG-në këtë edicion goli i vetëm që është shënuar nga të dyja ekipet ishte ai i Andy Delortit në minutën e 88-të, të shtunën në stadiumin “Allianz Riviera”.

Nice, që mposhti PSG-në në penallti në 1/8 e finales në Kupën e Francës, e ka mbrojtjen më të mirë, ndërsa sipas trajnerit Galtier skuadra është më e zgjuara në Evropë.

Nice përfundoi në vendin e tretë në edicionin 2016/17 nën drejtimin e trajnerit Lucien Favre, ndërsa në histori të klubit ka katër tituj të fituar në vitet e 1950-ta.

Në kuadër të xhiros së 28-të në Ligue 1 të Francës, Nice do të luajë të shtunën në udhëtim te Montpellieri.

Edhe PSG-ja, Lensi e Lille në Ligën e Kampionëve Futboll 2 muaj më parë PSG-ja, Lensi e Lille në Ligën e Kampionëve

PSG-ja, që ka 13 pikë më shumë se ekipi i vendit të dytë, është në rrugë të mirë për ta fituar titullin e dhjetë në Francë, sa i ka Saint-Etienne.

PSG-ja të dielën luan kundër skuadrës së fundit në tabelë, Bordeauxit, nga ora 13:00.

Marseille e mbyll xhiron e 28-të në Francë me udhëtimin që e ka te Bresti. Do të mundohet ta ndalë serinë e tri ndeshjeve pa fitore në udhëtim te kjo skuadër.