Mbrojtësi brazilian Gabriel i është bashkuar Arsenalit nga klubi francez Lille. Klubi anglez në faqen zyrtare ka njoftuar se Gabriel ka firmosur kontratë të re afatgjate.
Gabriel Magalhaes karrierën e ka filluar te klubi brazilian Avai, para se t’i bashkohej Lilles në janar të vitit 2017. Ai ka kaluar periudhë në formë huazimi te Troyesi dhe klubi kroat Dinamo Zagreb.
“Ne mirëpresim Gabrielin te Arsenali. Ai ka shumë kualiteteve me të cilat do të na bëjë më të fortë në mbrojtje. Ai e ka dëshmuar te Lille se është mbrojtës me kualitete të jashtëzakonshme dhe po shikojmë para ta shohim të rritet si lojtar i Arsenalit”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.
Raportohet se Arsenali ka paguar 30 milionë euro për transferimin e Gabrielit.