Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli arrin marrëveshje me Gabrielin

Napoli ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin brazilian të Lilles, Gabriel Magalhaes, shkruan “Tuttomercatoweb”.

Raportohet se për Gabrielin ishin interesuar edhe Evertoni, Arsenali, Chelsea e Leicester City, por Napoli ka fituar garën.

Ndonëse Gabriel i ishte nënshtruar disa javë më parë testeve mjekësore te Evertoni, kurrë nuk u firmos kontrata. Kjo i dha mundësi Napolit që të ndërhyjë dhe të arrijë marrëveshje personale me 22-vjeçarin.

Mirëpo, ka mbetur ende të arrihet marrëveshje me klubin e Gabrielit,Lillen.

Napoli pritet të paguajë rreth 30 milionë euro dëmshpërblim, plus pesë milionë shtesë në bonuse.