Gabriel Jesus kurrë nuk ka qenë më i vendosur për të dëshmuar se një kompliment që i është bërë, ishte totalisht i gabuar.
Pak ditë më parë ylli i Manchester Cityt u vlerësua si rezervisti më i mirë në botë, pas tregolëshit të shënuar në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamos së Zagrebit në udhëtim, transmeton Koha Ditore shkrimin e The Sun.
Për një futbollist të ri të vendosur për t’u bërë titullar i rregullt në skuadrën e Pep Guardiolas, fjalët e analistit të “BT-së”, Owen Hargreaves, nuk ishin të mirëseardhura.
Në janar, do të bëhen tre vjet qëkur Gabriel Jesus bëri debutimin e tij si një 19-vjeçar me fytyrë të fëmijës që ishte totalisht i panjohur për tifozët e futbollit anglez.
Por me argjentinasin Sergio Aguero ende duke shënuar gola, Jesus gjithmonë ka mbetur në rol dytësor dhe nganjëherë është aktivizuar si partner i Agueros, golashënuesit rekord, në vijën e sulmit.
Ka pasur seri të ndeshjeve kur shënonte shpesh. Por ka pasur edhe ditë frustruese në bankinë.
Edhe
Sulmuesi Jesus ofron gola dhe shkathtësi për Cityn
Por, Jesus beson se tash koha ka ardhur. Tash, edhe me Agueron të kthyer pas një pauze njëmujore shkaku i lëndimit, ai planifikon të luajë çdo javë.
“Në stinorin e parë kur erdha, luajta shumë. Unë kam ardhur për të luajtur. Pas atij viti nganjëherë ishte ai dhe jo unë. E di se Sergio është legjendë, golashënuesi më i mirë i klubit. Më pëlqen si lojtar dhe person. E di se Sergio mund të shënojë në çdo ndeshje për shkak të kualitetit që ka dhe përvojës. Sa herë që luan, unë dua që ai të shënojë, kështu që pres e pres”, thotë Jesus 22-vjeçar, që i kushtoi Cityt 32 milionë euro.
Ai pranon se dëshira e tij është të luajë në çdo ndeshje....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)