Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gabriel Jesus debuton me dy gola tek Arsenali

Sulmuesit brazilian, Gabriel Jesus, i kanë mjaftuar pak sekonda për të treguar veten në debutimin tek Arsenali.

Jesusi kompletoi transferimin tek “Topçinjtë” të hënën, pas largimit për 45 milionë euro nga Manchester City.

Në miqësoren që Arsenali po e zhvillon ndaj Nurnbergut në Gjermani, Jesus ka realizuar dy gola. I pari erdhi vetëm 90 sekonda pas inkuadrimit. 

Arsenali po pësonte 2:0 në pjesën e parë. Rezultati në pjesën e dytë u përmbys menjëherë pas inkuadrimit të Jesusit. Rezultati aktual është 5:3 për Arsenalin.

https://streamja.com/A5e5R

https://streamja.com/29d0z

Artikuj të ngjashëm