Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se Gabriel Jesus do të “krijojë kaos”, pasi sulmuesi braziliani shënoi në fitoren 2:0 në miqësoren kundër Evertonit, të dielën.
Transferimi që i kushtoi Arsenalit 45 milionë funte, ka vazhduar të impresionojë me fanellën e re. Jesus u ble nga Manchester City në këtë afat kalimtar.
Jesus, i cili realizoi dy herë kundër Nurnbergut më herët, realizoi gol në minutën e 33-të të dielën, ndërsa asistoi për Bukayo Sakan në golin e dytë të “revolveristëve”.
Arsenali do të luajë kundër Orlando Cityt dhe Chelseat në Orlando në javën e ardhshme.
Fitore të dielën në miqësore realizoi edhe Chelsea kundër klubit meksikan Club America, 2:1.
Golat për Chelsean i shënuan Timo Werner dhe Mason Mount.
Chelsea do të luajë kundër Charlotte FC të mërkurën dhe me Arsenalin të shtunën.
Kampioni i Premier Leagues, Manchester City, luan kundër Club Americas të mërkurën.
Klubi tjetër i Premier Leagues, Aston Villa, mposhti Leeds Unitedin 1:0.