Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistet janë gati për fillim të fuqishëm

Të enjten pasdite futbollistet e Kosovës kanë zhvilluar stërvitje në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Të premten mbrëma (20:00) ato shpresojnë për rezultat të madh në atë stadium.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) luan ndaj Turqisë, në hapje të eliminatoreve për "Euro 2021". Kosova debuton në eliminatore për evropian, ndërsa është në grup me Holandën, Rusinë, Slloveninë e Estoninë. Holanda është kampione në fuqi e Evropës, shkruan sot Koha Ditore.

Vlerësohet se niveli i Kosovës është ngritur shumë në vitet e fundit. Kjo jep optimizëm te Kosova para ndeshjes së vështirë me Turqinë. Turqia investon shumë edhe në futbollin e femrave, ndërsa futbollistet turke kanë fituar një sfidë miqësore ndaj Kosovës, dy vite më parë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)