Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova vazhdon përgatitjet me grupin e plotë

ks

Kosova ka vazhduar përgatitjet të shtunën për duelin ndaj Turqisë, që është sfida më e rëndësishme e futbollit kosovar. 

Kosova të martën mbrëma luan në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa nuk pritet të ketë mungesa. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I gjithë grupi ka stërvitur të shtunën, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës. 

“Pavarësisht temperaturave të ulëta, reshjeve të shiut dhe fjollave të borës, Dardanët kanë treguar përkushtim maksimal dhe vullnet të lartë në stërvitjen e radhës. Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë pozitive, teksa gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë fizike dhe plotësisht të gatshëm për sfidën më të rëndësishme në historinë e futbollit tonë”, ka shkruar FFK-ja.