Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ka vazhduar përgatitjet me përkushtim të madh për ndeshjen kundër Sllovenisë. “Dardanët” edhe të mërkurën janë stërvitur në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku të premten nga ora 20:45 do të përballen me Slloveninë.
Ndeshja Kosovë – Slloveni i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. “Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë, duke u fokusuar në aspektin taktik dhe mënyrën e lojës që do të aplikohet në këtë duel të rëndësishëm”, shkruan në njoftimi ne FFK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova është e dyta në Grupin B me tre pikë. Zvicra udhëheq grupin me gjashtë pikë, derisa nga një pikë kanë Suedia e Sllovenia.
Më 13 tetor, Kosova luan në Goteborg kundër Suedisë.