Dele Alli mund të jetë fëmija i artë i futbollit anglez, por ylli i Tottenhamit ka pranuar që karriera e tij mund të mos kishte filluar asnjëherë, po të mos kishte dalë nga ana e errët e shoqërisë.
Ai vlerësohet si njëri ndër mesfushorët më të mirë në Premier League edhe pse ka pasur probleme në të kaluarën.
Ylli anglez ka bërë një ngritje sensacionale nga kategoria e tretë e Anglisë deri te majat e futbollit anglez dhe është ranguar si futbollisti i dytë i ri më i shtrenjtë në botë, vlera e të cilit arrin shumën prej 150 milionë eurove.
32 golat e Allit në dy sezone tregojnë më së miri ndikimin e tij te skuadra e trajnerit Mauricio Pochettino. Alli u transferua në Tottenham nga MK Dons për 5.6 milionë euro. Por 21-vjeçari kishte një jetë jo të mirë gjatë fëmijërisë në qytetin e Buckingamshireit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.