Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dele Alli ishte abuzuar seksualisht

Dele Alli

Mesfushori i Evertonit, Dele Alli, ka thënë se është abuzuar seksualisht kur ka qenë vetëm gjashtëvjeçar.

Në një intervistë emocionuese me ish-reprezentuesin e Anglisë, Gary Neville, Dele Alli tregoi se si fëmijë kishte përjetuar gjëra të rënda, para se të adoptohej në moshën 12-vjeçare.

Ai tha se ishte “ngacmuar” në moshën gjashtëvjeçare, kishte nisur pirjen e duhanit si shtatë vjeçar, ndërsa kishte shitur drogë si tetëvjeçar.

27-vjeçari Dele Alli së fundmi kishte kaluar gjashtë javë në rehabilitim për shkak të varësisë të hapave të gjumit dhe problemeve me shëndetin mendor.

Dele Alli, që ishte vlerësuar si një prej talenteve më të mëdha në futbollin anglez, ishte pjesë e skuadrës së Anglisë që arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2018, ndërsa ndihmoi Tottenhamin të shkonte deri në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2019.

Artikuj të ngjashëm