Kampionia në fuqi, KFF Mitrovica ka vazhduar me fitore të thella në edicionin 2020/21 të Ligës së Parë të futbollit të femrave në Kosovë.
Të premten, në kuadër të xhiros së katërt, Mitrovica ka triumfuar me shifrat 15:0 kundër KKF Kijevës, në ndeshjen e luajtur në qytetin e Mitrovicës. Për Mitrovicën kjo është fitorja e katërt këtë edicion në po aq ndeshje të zhvilluara deri më tash. Sulmuesja e Përfaqësueses së Kosovës, Kaltrina Biqkaj ishte më e dalluara në këtë fitore të Mitrovicës pasi ndeshjen e mbylli me shtatë gola të shënuar. Krahas Biqkajt, në këtë triumf ndaj Kijevës kontribuan edhe Donjeta Halilaj me tre gola, pastaj Qëndresa Bajra e Egzona Zeka me nga dy gola të realizuar kurse një gol e shënoi Blerta Shala.
Mitrovica do të luaj në kualifikimet për Champions. Ka vite që dominon futbollin e femrave në vend.
Liga e femrave përballet vazhdimisht me mungesë të konkurencës.