Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fury thotë se Joshua frikësohet nga hija e vet

Tyson Fury është hedhur në sulm ndaj kampionit të botës në peshën e rëndë në boks Anthony Joshua, duke e quajtur atë një idiot që është i frikësuar nga hija e vet.

Ish-kampioni i botës, britaniku Fury, ka sulmuar bashkëkombësin e tij Joshuan, pasi ky i fundit kishte dështuar të arrinte marrëveshje për një duel me amerikanin Deontay Wilder, që është kampion bote në versionin WBC.

Fury thotë se kjo nënkupton që ai vetë tash duhet të udhëtojë në SHBA dhe të përballet me Wilderin, në vend se këtë të bënte Joshua që është kampion në versionet WBA, IBF dhe WBO... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)