Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fury thotë se Joshua po frikësohet të përballet me Deontay Wilderin

Boksieri britanik, Tyson Fury ka deklaruar se kampioni i botës në boks Anthony Joshua por ka frikë të përballet me Deontay Wilderin, megjithatë beson se kjo në një fazë do të ndodhë.

Joshua është urdhëruar nga WBA-ja që të përballet me rusin, Alexander Povetkin, duke shtyrë kështu një përballje të mundshme ndërmjet tij dhe Wilderit, raporton BBC, transmeton Koha.net.

“Wilder është i gabueshëm për Joshuan, dhe këtë e di Eddie Hearn, mendoj se ky meç do të ndodhë megjithatë Joshua do të ketë ndeshje para se të përballet me të”, është shprehur Fury.