Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fury kishte telashe të mëdha për të arritur në SHBA

Humbja e mbi 60 kilogramëve? Pa problem. Evitimi i një prej grushteve të djathta më të fuqishme në boks? Gjë që bëhet me lehtësi. Fitimi i titullit të botës në peshën e rëndë në versionin WBC? Gjë në të cilën beson fuqishëm.

Por arritja deri në Amerikë? Ky ishte problem. Një që kishte shqetësuar britanikun Tyson Furyn se mund të mos i lejohej të paraqitej në Los Angeles për përballjen e së shtunës mbrëma me Deontay Wilderin.

Ky proces torturues i marrjes së vizës së SHBA-së vonoi dy vjet e gjysmë, duke nisur vetëm tre muaj pas fitores shokuese ndaj ukrainasit Wladimir Klitschko në nëntor të vitit 2015, ku i rrëmbeu titujt e botës në boksin profesionist.

Edhe pasi siguroi vizën, e drejta për t'u futur në SHBA gati sa nuk iu mohua, kur ateroi në aeroportin “John F Kennedy” të New Yorkut tetë javë më parë, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Dhe derisa ai po kompletonte procesin e humbjes së jashtëzakonshme të peshës dhe po bënte hapat e fundit në përgatitjet në palestrën Wild Card në Hollywood, të udhëhequr nga Freddie Roach, trajneri me famë të cilin e ka marrë në kënd, Fury ka shpjeguar:

“Ne kemi nisur këtë punë të vizës në shkurt të vitit 2016. Pati takime, shumë takime, në Ambasadën e SHBA-së. E kaluam këtë. Por kur arrita në Amerikë, zyrtarët e emigracionit më morën në një dhomë. Më bënë shumë pyetje dhe më kontrolluan tërësisht. Pse? Nuk e di me të vërtetë këtë. Nuk kam ndonjë dosje penale, por kam pasur telashe për të marr vizën. Ata thanë se dukem si karakter dyshues. Kishte disa fjalë që qarkullonin se kur shkova të shihja një luftë të Wilderit në New York dhe se mund të shkaktoja trazira. Siç e dimë, këta njerëz kanë të drejtën të bëjnë çfarë të duan. Nëse të thonë se është e martë, atëherë është e martë. Meçi ka mundur të anulohej për shkak të tyre. Do të ishte në rregull. Por pas më tepër se katër orëve më lejuan të futem”, ka thënë Fury.

Fury ka konfirmuar se ai gjithmonë e ka ditur se babai i tij, Johni, nuk do të mundë të ishte për krah tij në “Staples Center” të Los Angelesit në meçin ndaj Wilderit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm