Tyson Fury ka thënë se do ta nokautojë kampionin e botës në peshën e rëndë në boks në versionin WBC, Deontay Wilderin, ndërsa meçi i tyre u konfirmua pas fitores dominante të shtunën të boksierit anglez ndaj Francesco Pianetas.
Të dy boksierët shkëmbyen fjalë, ndërsa promotori i Furyt, Frank Warren ka thënë se meçi është zyrtar tash dhe se detaje të mëtutjeshme do të zbulohen për publikun javën e ardhshme, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.
Wilder ndërkohë ka thënë se Fury do ta përjetojë nokautin për herë të parë në karrierë.
Fury 30-vjeçar fitoi bindshëm me pikë në një meç dhjetë raundësh ndaj italianit Pianeta të shtunën mbrëma në Belfast.
“Një gjë të premtoj, kur të vij në Las Vegas do të nokautoj”, i ka thënë Fury, Wilderit.
Edhe
Wilder konfirmon përballjen me Furyn
Amerikani, që po mbante brezin e kampionit kur dolën në ring pas meçit, u kundërpërgjigj: “Ai kurrë nuk ka pasur brezin e kampionit të versionit WBC. Nëse ai mendon se do ta ketë këtë brez, atëherë më mirë të zgjohet dhe të më kërkojë falje pasi kurrë nuk do ta ketë”.
Mundësia e një përballje mes të dyve ishte dukur afër në janar të vitit 2016, kur të dy u fjalosën në ring pas fitores së Wilderit ndaj polakut Artur Szpilka... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)