Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fury ballafaqohet me Whyten më 23 prill

Kampioni i peshës së rëndë, britaniku Tyson Fury, do të ballafaqohet me boksierin tjetër britanik, Dillian Whyte, më 23 prill në stadiumin “Wembley”.

Whyte  më herët gjatë kësaj jave nënshkroi kontratën për t’u ballafaquar me Furyn.

Fury, i cili është i pamposhtur me 31 fitore e një barazim, nuk ka luftuar në Mbretërinë e Bashkuar, që prej gushtit të vitit 2018, kur e mposhti Francesco Pianetan në Belfast.

Whyte nga ana tjetër ka 28 fitore dhe dy disfata në karrierën e tij, teksa e synon brezin WBC.

Fury e mbrojti titullin duke e mposhtur amerikanin, Deontay Wilder, me nokaut. Meçi ishte zhvilluar në Las Vegas.

Artikuj të ngjashëm