Superpërballja e peshës së rëndë në boks mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usykut do të zhvillohet më 29 prill në Wembley. Kështu ka thënë ylli britanik Fury në rrjete sociale, raporton “Daily Mail”.
Fury është kampion bote në versionin WBC, ndërsa Usyk ka tre titujt tjerë të mëdhenj, WBA, IBF dhe WBO.
Usyk ka pranuar që të marrë vetëm 30 për qind nga përfitimet e këtij meçi, por ai vuri një kusht që Fury të dhurojë 1 milion funte për Ukrainën.
Fury të hënën bëri thirrje të hiqet klauzola për një rimeç, gjë që e zemëroi promotorin e Usykut, Alex Krassyuk.
Krassyuk ngriti dyshime se superpërballja mund të mos zhvillohet.
Mirëpo, në një video të postuar të martën mbrëma, Fury ka thënë se kampi i tij stërvitor nis zyrtarisht të mërkurën, pasi më 29 prill në Wembley definitivisht do të zhvillohet meçi.