Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fulhami fiton ndaj Brightonit

Fulhami ka mposhtur Brightonin në kuadër të xhiros së pestë të Premier Leagues. Të martën mbrëma,

Fulhami fitoi me shifrat 2:1. Aleksandar Mitroviq shënoi për 1:0 në minutën e 48-të, ndërsa Lewis Dunk realizoi autogol në minutën e 55-të për epërsinë 2:0 të Fulhamit.

Brightoni ia doli vetëm të ngushtoi rezultatin në 2:1. Në minutën e 59-të, Alexis Mac Allister realizoi penallti. Brightoni i ka 10 pikë në pozitën e katërt, ndërsa Fulhami është i gjashti me tetë pikë. Ndërkohë Crystal Palace e Brentfordi luajtën 1:1. Wilfried Zaha shënoi për Palacen, ndërsa rezultatin e barazoi Yoane Wissa. Thomas Strakosha ishte në stol te Brentfordi.

https://clip.dubz.co/v/s64zja

https://clip.dubz.co/v/vts0vr

https://clip.dubz.co/v/zbq7dg

Artikuj të ngjashëm