Fulhami ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te skuadra e Crystal Palacet, të cilën e mposhti me rezultatin 3:0.
Me këtë fitore, Fulhami ka tubuar 22 pikë, tri më shumë se Crystal Palace. Bobby Reid (31’) e zhbllokoi rezultatin, ndërsa dy golat tjerë të Fulhamit u shënuan në pjesën e dytë, ku realizatorë ishin Tim Ream (71’) dhe Alekandar Mitroviq (80’).
Crystal Palace e mbylli ndeshjen me dy lojtarë më pak, pasi njëri iu përjashtua direkt me karton të kuq në pjesën e parë, dhe tjetri në të dytën pas dy kartonëve të verdhë.