Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea nuk gabon ndaj Crystal Palacet

Estevao

Chelsea i ka fituar pikët e plota të dielën pasdite në ndeshjen që i takoi javës së 23-të të Premier Leagues. 

Chelsea e mposhti në udhëtim Crystal Palacen me rezultatin 3:1. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Estevao shënoi për 1:0 në minutën e 34-t. Golin e dytë për Chelsean e realizoi Joao Pedro në minutën e 50-të. Enzo Fernandez nga penalltia ishte i saktë për 3:0 në minutën e 64-t. 

Golin e vetëm për Palacen e realizoi Chris Richards në minutën e 88-të. 

Ndërkohë Palace nga minuta e 72-të mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi mesfushori Adam Wharton u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë. 

Chelsea është lartë në tabelë me 37 pikë. Palace është në pjesën e poshtme të tabelës me 28 pikë.