Fulhami ka pësuar disfatë nga Brentfordi në udhëtim me rezultatin 3:2. Ndeshja e luajtur të hënën i takoi javës së 26-të të Premier Leagues angleze. Golin e parë Brentfordi e shënoi në minutën e 6-të. Shënoi Ethan Pinnock.
Pjesa e parë u mbyll baras, 1:1. Manor Solomon në minutën e 39-të barazoi rezultatin.
Në minutën e 51-të, Brentfordi kaloi sërish në epërsi me golin e realizuar nga Ivan Toney. Golin e tretë për vendësit e shënoi Mathias Jensen në minutën e 85-të. Carlos Vinicius shënoi golin e dytë për Fulhamin në minutnë e 99-të.
Brentfordi zë vendin e nëntë me 38 pikë, kurse Fulhami është në vendin e shtatë me 39 pikë.