Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Frimpongu synon Premier Leaguen

Jeremie Frimpong e ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të njohura evropiane pas paraqitjeve të mira me skuadrën e Bayer Leverkusenit.

21-vjeçari, megjithatë, e synon Premier Leaguen e Anglisë.

“Si fëmijë i kam shikuar ndeshjet e Chelseat për shkak të Didier Drogbas”, ka thënë ai për gazetën gjermane ‘Bild”.

Bayern Munichu dhe Borussia Dortmundi janë në mesin e skuadrave të interesuara për të.

“Nuk kam dëgjuar diçka për këtë. Ndihem mirë te Leverkuseni dhe vëmendja ime është këtu. Kemi skuadër të mirë, trajner të mirë, një klub i madh. Po e shijoj kohën time këtu. Kjo ka rëndësi”, ka thënë Frimpong.

Frimpongu ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tetë asistime në 32 ndeshje për Leverkusenin këtë sezon.

Mbrojtësi i krahut konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të shpejtë në Bundesligë dhe është i pazëvendësueshëm në formacionin e trajnerit Gerardo Seoane.

Artikuj të ngjashëm