Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Franca ndal tifozët e Sevillas të udhëtojnë në Lens për duelin e Championsit

Tifozët e Sevillas nuk do të jenë në gjendje ta përkrahin ekipin spanjoll nga tribunat në ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve në udhëtim ndaj Lensit.

Për shkak të incidenteve të shpeshta të dhunës së tifozëve, Franca ua ka ndaluar udhëtimin tifozëve të Sevillas. “Cadena SER” të hënën ka bërë të ditur se rreth 300 tifozë të Sevillas kishin planifikuar të udhëtonin në veri të Francës por që planet e tyre janë prishur pas vendimit të shtetit francez.

Dueli mes Lensit dhe Sevillas zhvillohet të martën (18:45) dhe i takon xhiros së fundit të Grupit B të Championsit. Sevilla me fitore eventuale në këtë përballje do ta siguronte plasmanin në Ligën e Evropës, ndërsa edhe Lensi mund të siguroj një gjë të tillë apo kalimin në fazën nokaut të Championsit.

Aktualisht, Sevilla është e fundit në tabelë me 2 pikë, tri më pak se Lensi që është në pozitën e tretë.