Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla eliminohet nga garat evropiane

Angelo Fulgini shënoi gol në minutën e 96-të për fitoren 2:1 të Lensit ndaj Sevillas. Ndeshja i takoi xhiros së fundit të fazës grupore të Championsit. Lensi francez përfundon i treti në Grupin B dhe do të vazhdojë garimin në Ligën e Evropës. Sevilla është e katërta dhe eliminohet nga garat evropiane.

Przemyslaw Frankowski kaloi në epërsi 1:0 Lensin me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 63-të. Sergio Ramos barazoi në 1:1 në minutën e 79-të, po ashtu nga pika e bardhë. Madje Ramos realizoi penalltinë që u përsërit për shkak të daljes së parakohshme të portierit të Lensit në goditjen e parë nga pika e bardhë. Lensi ka tetë pikë në pozitën e tretë, ndërsa Sevilla ka tubuar vetëm dy pikë. Nga Grupi B janë kualifikuar Arsenali e PSV-ja.

Artikuj të ngjashëm