Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla barazon në shtëpi me Lensin

Skuadra e Sevillas nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Në duelin e luajtur të mërkurën mbrëma, Sevilla luajti 1:1 kundër Lensit në ndeshjen që i takoi Grupit B.

Të dy golat e këtij takimi, u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht, Sevilla kaloi në epërsi nëpërmjet sulmuesit Lucas Ocampos.

Ocampos zhbllkoi rezultatin në minutën e nëntë, përpara se Angelo Fulgini të realizoi për Lensin në minutën e 24-të.

Artikuj të ngjashëm