Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Franca barazon me Ukrainën

Kampionia e botës, Franca i ka nisur me barazim eliminatoret për Botërorin “Katari 2022”. Të mërkurën mbrëma, Franca ka barazuar kundër Ukrainës, në ndeshjen e Grupit D kualifikues.

Dueli i luajtur në stadiumin “Stade de France” në Paris, është mbyllur me rezultatin 1:1. Sulmuesi Antoine Griezmann (19’) e ka kaluar Francën në epërsi derisa Ukrainë ka barazuar shifrat në minutën e 57-të, falë autogolit të shënuar nga Presnel Kimpembe.

Baras, ka përfunduar edhe ndeshja tjetër e këtij grupi ndërmjet Finlandës dhe Bosnjë e Hercegovinës (2:2).

Artikuj të ngjashëm