Ukraina ka barazuar 1:1 në shtëpi me Bosnjë-Hercegovinën, duke mbetur kështu në pozitën e dytë në Grupin D të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”.
Andriy Yarmolenko (15’) realizoi golin e epërsisë për Ukrainën, ndërsa barazoi Anel Ahmedhoxhiq (77’) për Bosnjën.
Ukraina zë vendin e dytë pas shtatë ndeshjeve me nëntë pikë, ndërsa Franca kryeson me 12 pikë nga gjashtë ndeshje. Finlanda është e treta me tetë pikë nga gjashtë ndeshjeve, ndërsa Bosnja e katërta me 7 pikë nga gjashtë ndeshjeve. Finlanda sot triumfoi 2:0 në udhëtim ndaj Kazakistanit.