Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Finlanda befason Bosnjën

Përfaqësuesja e Finlandës ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Bosnjë-Hercegovina duke e mposhtur me rezultatin 3:1.

Me këtë fitore finlandezët janë në pozitën e dytë me 11 pikë.

Në minutën e 25-të Teemu Pukki nuk arriti të shënojë nga penalltia. Por katër minuta më vonë, Marcus Forss realizoi për 1:0.

Në pjesën e parë Finlanda mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Jukka Raitala u ndëshkua me karton të kuq.

Por edhe në pjesën e dytë mysafirët shënuan me Robin Lod për 2:0. Luka Menalo për vendasit ngushtoi në 2:1.

Edhe Zvicra shënon edhe një tjetër gol Botërori 2026 1 muaj më parë Zvicra shënon edhe një tjetër gol

Fitoren Finlandës ia siguroi Daniel O'Shaughnessy në minutën e 73-të për 3:1.

Ndeshjen e ardhshme Finlanda e luan në shtëpi ndaj Francës, që është lider në grupin D. Bosnja e pret Ukrainën, që ka 10 pikë në vendin e tretë. Vetëm në xhiron e fundit do të vendoset se kush do të jetë në pozitën e dytë mes Finlandës dhe Ukrainës.