Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Franca ndalet nga Ukraina

Franca ka barazuar 1:1 si mysafire e Ukrainës, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D eliminator për Botërorin “Katari 2022”.

Ukrainasit kaluan në epërsi në minutën e 44-të përmes Mykola Shaparenkos, ndërsa Franca barazoi me Anthony Martialin në minutën e 50-të.

Nga pesë ndeshje në kualifikime, Franca ka nëntë pikë. Ajo prin në tabelë. Ukraina ka pesë pikë, nga pesë barazime. Finlanda me pesë pikë në pozitën e dytë, ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Artikuj të ngjashëm