Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kazakistani ndal në barazim Ukrainën

Përfaqësuesja e Kazakistanit e ka marrë një pikë në ndeshjen ndaj Ukrainës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Në ndeshjen e luajtur të mërkurën në stadiumin “Astana Arena” në kuadër të Grupit D, rezultati ishte 2:2.

Përkundër që ishte dy herë në disavantazh, Kazakistani e barazoi rezultatin me golat e Ruslan Valiullinit (74’, 90’) për ta marrë një pikë përballë Ukrainës.

Golat për ukrainasit i shënuan Roman Yaremchuk (2’) e Danylo Sikan (90’).

Me këtë barazim, Kazakistani ka tubuar dy pikë dhe zë vendin e katërt në grup derisa Ukraina është e dyta me katër pikë nga po aq ndeshje të luajtura

Artikuj të ngjashëm