Drejtuesit e skuderive të Formula 1 janë pajtuar që të shtyjnë ndryshimin e rregullave dhe për një orar fleksibil të garave të këtij viti.
Ndryshimet e rregullave të parapara për vitin 2021 janë shtyrë për vitin 2022, ndërsa skuderitë janë pajtuar për një orar të ngjeshur në edicionin e këtij viti.
Lëvizjet janë përgjigje për krizën e koronavirusit, që ka sjellë rrëmujë në edicionin aktual, ka shkruar BBC.
Gara të shumta janë shtyrë e të tjera janë në dyshim. Reduktimi i numrit të garave bënë që të hyrat e skuderive dhe të F1 të zvogëlohen. Kjo është arsyeja kryesore për shtyrjen e ndryshimit të madh të rregullave, të paraparë për vitin tjetër.
Të gjitha skuderitë janë pajtuar se orari duhet të jetë fleksibil, atëherë kur garat të fillojnë. Një garë është anuluar tashmë, ndërsa gjashtë të tjera janë shtyrë. Tri janë shtyrë të enjten.