Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, e ka publikuar formacionin për ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë.
Ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania” nga ora 18:00.
Në sulm do të luajnë Myrto Uzuni dhe Ernest Muçi. Pas tyre është vendosur Nedim Bajrami, ndërsa tre mesfushorët tjerë janë Kristjan Asllani, Jasir Asani dhe Qazim Laçi.
Mbrojtja në qendër përbëhet nga Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj, ndërsa në krahë luan Ivan Balliu e Mario Mitaj. Në portë është Thomas Strakosha.
