Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Foden e Phillips nuk pritet të luajnë ndaj Italisë

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, ka konfirmuar se Phil Foden dhe Kalvin Phillips, nuk pritet të luajnë në Ligën e Kombeve të shtunën kundër Italisë.

Ndeshja nis në orën 20:45 dhe luhet në stadiumin e Wolverhamptonit.

Ky ballafaqim luhet pa praninë e tifozëve të rritur, për shkak të kaosit që u shkaktua nga tifozët anglez me policinë në prag të finales së Evropianit 2020 në verën e kaluar. Italia e kishte fituar atë ballafaqim në penallti.

Rreth 2 mijë persona do të jenë të pranishëm në këtë lojë, shumica prej tyre nën moshën 14-vjeçare në praninë e prindërve.

Anglia e humbi ndeshjen e parë nga Hungaria 1:0 dhe barazoi 1:1 me Gjermaninë.

Në Grupin A3, Anglia është e fundit me një pikë. Italia është e para me katër pikë, një më shumë se Hungaria dhe dy më shumë se Gjermania.

Artikuj të ngjashëm