Futbollisti i Anglisë, Phil Foden, nuk ka stërvitur me skuadrën në prag të finales së “Euro 2020” kundër Italisë.
Të udhëhequrit e Gareth Southgateit po bëjnë përgatitjet e fundit për finalen e së dielës kundër “Azzurrëve”. Ky ballafaqim luhet në “Wembley” në orën 21:00.
Në stërvitjen e së shtunës ka rënë në sy mungesa e Fodenit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës përgatitej në St. George’s Park.
Foden nuk stërviti me bashkëlojtarët ndërsa Anglia konfirmoi se 21-vjeçari “ka mbetur jashtë grupit për shkak të një goditjeje të vogël”.
Ai hyri si zëvendësues në fitoren 2:1 pas vazhdimeve në gjysmëfinale kundër Danimarkës të mërkurën.
Artikuj të ngjashëm