Futbollisti shqiptar me nënshtetësi zvicrane, Florian Kamberi, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusi.
Këtë e ka bërë të ditur klubi i tij, St.Galleni përmes Facebook.
"Florian Kamberi është në izolim dhe nuk ka pasur ndonjë kontakt me ekipin që nga e diela. Ai thotë se po ndihet mirë. Si masë sigurie, trajnimi i skuadrës gjatë së hënës është anuluar dhe i gjithë ekipi është testuar. Të gjithë kanë rezultuar negativë”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.
Florian Kamberi ist positiv auf das Coronavirus getestet worden. | ? ? bit.ly/3kUQtbF
Posted by FC St.Gallen 1879 on Tuesday, November 3, 2020
Sulmuesi 25-vjeçar kishte filluar të shfaqte simptoma të hënën mbrëma ndërsa një ditë më parë, ishte inkuadruar në ndeshjen kundër FC Baselit.
“Si masë sigurie, trajnimi të hënën në mëngjes është anuluar dhe i gjithë ekipi i parë duke përfshirë stafin është u testuar. Të gjitha testet ishin negative”, thuhet tutje.