Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Flick shkruan historinë si përzgjedhës i Gjermanisë

Hansi Flick ka shkruar historinë pasi u bë përzgjedhësi i parë i Gjermanisë që i fiton gjashtë ndeshjet e para në krye të skuadrës.

Gjermanët e drejtuar nga ish-trajneri i Bayern Munichut e shkatërroi Lihtenshtajnin të enjten në mbrëmje në kuadër të kualifikimeve të Botërorit. Fitoi 9:0.

Skuadra e Gjermanisë pati probleme me koronavirus dhe Flicku u desh të bënte disa ndryshime. Pesë lojtarë u desh të qëndronin jashtë për shkak se Niklas Sule ishte i infektuar me Covid-19.

Thomas Muller dhe Leroy Sane shënoi dy herë për nikoqiren që tashmë është kualifikuar në Botërorin që mbahet në Katar vitin tjetër.