Klubi i madh gjerman i futbollit, Bayern, ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Hansi Flick.
Bayerni ka njoftuar se si rezultat i bisedave pozitive, kryetari Karl-Heinz Rummenigge, anëtari i bordit, Oliver Kahn dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiq kanë arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës me kryetrajnerin Flick deri më 30 qershor të vitit 2023.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFlick 55-vjeçar, ka qenë lojtar i Bayernit nga viti 1985 deri në vitin 1990. Ka fituar katër tituj të kampionit të Gjermanisë, një Kupë të Gjermanisë dhe një Superkupë.
Karrierën si trajner e ka nisur te skuadra e kategorisë së katërt, Victoria Bammental. Mori përvojë si kryetrajner i Hoffenhemit e më pas si asistent i Giovannit Trapattonit te Red Bull Salzburgu. Selektori i Gjermanisë, Joachim Loew e përfshiu në staf në vitin 2006. Pas suksesit në Botërorin e vitit 2014, ku Gjermania u shpall kampion, Flick u emërua drejtor sportiv i Federatës gjermane. Punoi prapë te Hoffenheimi, ndërsa te Bayerni u kthye si asistent në verën e vitit të kaluar. Kur Niko Kovaq u largua nga posti i trajnerit në fillim të nëntorit, Flick u bë trajner i përkohshëm. Më 22 dhjetor Bayerni njoftoi se Flick do të mbetet në post deri në fund të edicionit, ndërsa tani ia ka vazhduar kontratën edhe për tri vjet tjera.
“Bisedat me drejtuesit e klubit ishin shumë të mira. Ne kemi përcaktuar rrugën për vitet e ardhshme. Jam i bindur se mund të arrijmë shumë së bashku”, ka thënë Flick.
“Bayerni është shumë i kënaqur me punën e trajnerit Hansi Flick. Ekipi është zhvilluar shumë mirë nën drejtimin e tij. Ekipi po luan futboll atraktiv, që po ashtu është reflektuar në rezultate. Ne jemi i vetmi ekip gjerman që kemi mbetur në garë në tri kompeticione. Më pëlqen mënyra se si ai e drejton ekipin. Kualitetet e tij si person janë bindëse. Ne i besojmë atij dhe jemi të bindur se do të vazhdojmë të realizojmë synimet se bashku me të në të ardhmen”, ka thënë Karl-Heinz Rummenigge.