Flamurtari është në kërkim të një portieri dhe mesfushori për kompletimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.
Drejtuesit e “kuqezinjve”, pas largimit të gardianit Besnik Shehu, janë në kërkim të një portieri që do të ishte zëvendësues i Flamur Nezirit.
KTV-ja mëson se portieri i KEK-ut në edicionin vjeshtor, Ardit Nika, është kërkesë e trajnerit Arsim Thaqi, mirëpo ende nuk ka arritje të marrëveshjes.
Nga ana tjetër, sa i përket mesfushës janë disa emra që lakohen, megjithatë, përforcimi në këtë repart pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim.