Arsenali po kërkon të përforcohet me një portier gjatë këtij afati kalimtar. Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri Mikel Arteta.
Trajneri spanjoll ka bërë të ditur se dëshirojnë të gjejnë një zëvendësues për gjermanin Bernd Leno.
“Ne do të shikojmë të përforcohemi në pikat të cilat kemi nevojë. Me largimin e Maritinez, sigurisht që do të kemi nevojë për një portier që do të zëvendësonte Lenon, por do të shohim”, u shpreh Arteta.
Portieri i parë te skuadra londineze është gjermani Leno, që këtë sezon ka luajtur në 17 ndeshje në Premierligë, duke qenë një ndër lojtarët kryesor te “Topçinjtë”.
Artikuj të ngjashëm