Arsenali po mendon që të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.
Lideri i Premier Leagues është në kërkim të një mesfushori.
Mediat në Angli shkruajnë se trajneri Mikel Arteta dëshiron që të ketë edhe një forcë shtesë në mesfushë në mënyrë që të konkurrojë deri në fund për titullin e kampionit.
Me 21 pikë të mbledhura pas tetë xhirove, Arsenali renditet në vendin e parë. Ka një pikë më shumë se Manchester City.
Artikuj të ngjashëm