Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arteta paralajmëron përforcime në janar

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pret që krerët e klubit të jenë aktivë gjatë afatit kalimtar të janarit. Arteta ka thënë se dëshiron të ketë më shumë lojtarë për të luftuar deri në fund për titull të kampionit në Premier League.

“Do të shikojmë. Do të përpiqemi ta forcojmë skuadrën. Ne do të jemi aktivë, sepse ju nuk e dini se çfarë do të ndodhë në Kupën e Botës. Uroj të jenë të gjithë mirë”, ka thënë Arteta në konferencë për media, të premten. Arsenali është në krye të Premier Leagues, i ndjekur nga Manchester City.