Aston Villa është në kërkim të një qendërmbrojtësi.
Trajneri Steven Gerrard thuhet se u ka kërkuar drejtuesve të klubit të sjellin gjatë verës një mbrojtës për të përforcuar ekipin për edicionin e ri.
Aston Villa së fundmi ka hyrë në garë për mbrojtësin e Manchester Cityt, Nathan Ake, që do të largohet gjatë kësaj vere.
Trajneri Pep Guardiola i ka bërë me dije lojtarit se është i lirë të gjejë skuadër të re, pasi nuk llogarit në shërbimet e tij.
Aston Villa është e gatshme të dërgojë një ofertë për mbrojtësin holandez.
Artikuj të ngjashëm