Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për qendërmbrojtësit e Manchester Cityt, Nathan Ake. Te ekipi italian po insistojnë në transferimin e holandezit Ake gjatë këtij muaji pasi 26-vjeçari nuk është i kënaqur me hapësirën që e ka pasur te City këtë sezon.
Ai është i gatshëm të largohet nga ekipi anglez për ta vazhduar karrierën në Serie A, përkundër që ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025. Ake, këtë sezon ka 14 paraqitje dhe dy gola të shënuar për Cityn, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit 2020 nga Bournemouthi.
Milani po kërkon huazimin e tij me të drejtën e blerjes në fund të këtij sezoni për 20 milionë euro.