Chelsea ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin e Manchester Cityt, Nathan Ake.
Mediat e huaja kanë bërë të ditur se lojtari është pajtuar të rikthehet në “Stamford Bridge” pasi nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij te kampioni anglez.
Tani klubit londinez i mbetet të gjejë marrëveshjen edhe me Manchester Cityn.
Te City kanë bërë me dije se për të liruar holandezin kërkojnë rreth 50 milionë euro.