Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore shumë e thellë e Portugalisë ndaj Luksemburgut

Portugalia ka shënuar fitore shumë të thellë ndaj Luksemburgut në kuadër të Grupit J kualifikues për “Euro 2024”.

Portugezët të hënën mbrëma fituan 9:0. Ishte fitorja e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura për Portugalinë në këto kualifikuese. Gonçalo Inacio, Gonçalo Ramos e Diogo Jota shënuan nga dy gola për Portugalinë, ndërsa me nga një gol kontribuuan Ricardo Horta, Bruno Fernandes dhe Joao Felix, që shënoi gol të bukur.

Portualia në vendin e parë ka 18 pikë, pesë më shumë se Sllovakia në vendin e dytë. Luksemburgu i treti ka 10 pikë. Nga gjashtë pikë në pozitën e katërt dhe të pestë kanë Bosnjë-Hercegovina dhe Islanda, ndërsa në pozitën e fundit është Lihtenshtajni, pa pikë.