Sigal Prishtina ka fituar thellë ndaj Rahovecit të dielën.
Ndeshja e xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në basketboll përfundoi me rezultatin 82:48 në të mirë të Prishtinës. Që në çerekun e parë Prishtina dëshmoi se ka cilësi dukshëm më tepër se Rahoveci. Shfaqje e njëjtë vazhdoi deri në fund. Brooks Debischop u dallua te Prishtina me 12 pikë e dhjetë kërcime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDustin Thomas i kishte 16 pikë e gjashtë kërcime. Edmond Kryeziu e Gray Blackston shënuan nga 11 pikë për Rahovecin. Prishtina ka 15 fitore e pesë humbje, përkatësisht 35 pikë, sa edhe Ylli. Rahoveci ka pësuar humbjen e 18-të. Ka vetëm dy fitore.
Mban pozitën e fundit me 22 pikë dhe është thuajse pa gjasa për të mbetur në elitë.